Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një fenomen që po i shqetëson pediatrit, 75 për qind e fëmijëve të prekur më keq nga sindroma inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS) ishin pakica e njerëzve me ngjyrë, ata aziatikë ose nga pakica etnike (BAME). Pothuajse katër në pesë fëmijë ishin në fillim të shëndetshëm.
Kur PIMS u shfaq në valën e parë të pandemisë, kjo shkaktoi konfuzion midis mjekëve, shqetësim midis udhëheqësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe alarm midis prindërve.
Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kawasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat.
Mirëpo, PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë e merr rreth një muaj pas COVID-19, pavarësisht nëse kishte simptoma.
Sëmundja shpesh përfshin skuqje, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme të barkut, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik ose sepsës së mundshme fatale.
Dy fëmijë mendohet se kanë vdekur nga PIMS që nga fillimi i pandemisë.
Derisa specialistët nuk besojnë se sëmundja është rritur në frekuencë në lidhje me rastet në komunitetin e gjerë, numrat janë më të lartë se në valën e parë, derisa spitalet thuhet se kanë pranuar deri në 100 të rinj në javë gjatë valës së dytë, krahasuar me rreth 30 në javë në prillin e kaluar.
Mes 12 dhe 15 fëmijë besohet se janë sëmurë çdo ditë nga fillimi i muajit janar. Rastet janë shfaqur në shumë vende, por shumica kanë qenë në Londër dhe Anglinë jug-lindore, zona ku varianti i ri i Kent solli një rritje të mprehtë të infeksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania