Ekspertë të kamuflimit, a mund t'i gjeni leopardët e rrallë të borës në kodrën shkëmbore? (Foto)

34:"© Dhritiman Mukherjee/Solent News
Leopardët janë ekspertë në kamuflim dhe fshehje, e në veçanti leopardët e borës që mezi vërehen në kodrën shkëmbore në Himalajë.
Nëna dhe i vogëli ishin kamufluar për mrekulli në terrenin shkëmbor të një kodre mbi 5 metra mbi nivelin e detit, transmeton Telegrafi.
Fotografi Dhritiman Mukherjee, 43-vjeç, nga Kalkuta e Indisë kishte vërejtur se për plot 12 orë leopardët kishin qëndruar të ulur në shkëmb.
"Gjithmonë më kanë interesuar leopardët e borës që zakonisht frekuentojnë majën e Himalajës. Është interesant se si pata fatin t'i fotografoj - nënën dhe të voglin e saj duke u ngjitur nëpër shkëmb", ka deklaruar autorja e fotografive. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































