Ekskluzive – Gjimshiti rrëfen për golin e portierit të Beneventos ndaj Milanit dhe pikën e parë historike në Serie A

Ndeshje e jashtëzakonshme ka qenë ajo mes Benevetnos dhe Milanit në javën e 15-të në Serie A.
Skuadra që kishte siguruar plasmanin në elitën e futbollit italian për herë të parë në histori të klubit, Benevento kishte pësuar 14 humbje nga po aq ndeshje.
Në shumicën e ndeshjeve ekipi simpatik kishte pësuar gol në minutat shtesë duke qenë skuadra më e pafat në Evropë.
Dy gjigantët italian, Juventus dhe Inter nuk kishin arritur t’i mposhtin më shumë se një gol diferencë ndërsa radha ishte për një tjetër gjigant italian, Milanin.
‘Rossonerët’ nuk po luanin mirë dhe ishin në avantazh 2-1, por në minutën e fundit të ndeshjes portieri vendas Alberto Brignoli shënoi një gol historik për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Pjesë e këtij suksesi ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka rrëfyer për Telegrafin për ndeshjen e çmendur të zhvilluar në ‘Stadio Ciro Vigorito’.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, për ne bëhej edhe më e vështirë pasi po luanim mirë pothuajse në të gjitha takimet por fatin e kishim kundër”.

“Kemi pranuar gjithmonë gola në fund të ndeshjeve kur ishim afër të arkëtonim pikë. Por e dinim se rezultati pozitiv do të vinte”, deklaroi Gjimshiti për Telegrafin.
Shqiptari është nën kontratë me Atalantën por i huazuar tek Benevento deri në fund të këtij stinori.
Ai ka deklaruar se kishin besim se do ta ndalnin Milanin dhe do ta merrnin pikën e parë në Serie A.
“Para ndeshjes kishim besim se do të ndalnim Milanin dhe në fund ia arritëm falë portierit tanë që shënoi një gol historik”, u shpreh Gjimshiti.

Reprezentuesi shqiptar ka zbuluar edhe fjalët që i tha portierit Brignoli pas shënimit të golit dhe thotë se nuk festuan shumë.
“I thash si ka mundësi që një portier të na sigurojë pikën e parë në Serie A. Madje ai tani ka më shumë gola se shumë futbollistë ofensivë”, tha Gjimshiti duke qeshur.
“Të them të drejtën nuk kemi festuar edhe shumë gjatë. Më shumë kemi festuar për golin e Brignolit se sa për barazimin. Kemi merituar ndaj Milanit më shumë se një pikë”, tha mbrojtësi shqiptar.

24-vjeçari beson se në fund do t’i arrijnë qëllimit që të mbetën edhe më tej në Serie A.
“Edhe pse jemi të fundit në tabelë ne nuk i kemi humbur shanset për të mbetur në Serie A. Qëllimi ynë është të marrim pikë në çdo ndeshje dhe në fund ta shmangim rënien në Serie B”.
“Besoj se në fund do t’ia arrijmë qëllimit që të shpëtojmë pasi kemi një skuadër të mirë dhe na duhet vetëm fati për të marrë rezultatet pozitive”.
“Së shpejti do të marrim edhe tre pikëshin e parë, pse jo qysh nga ndeshja e radhës ndaj Udineses”, u shpreh Gjimshiti.
Futbollisti nga Lugina e Preshevës, këtë edicion është përballur thuajse me të gjithë sulmuesit më të mirë në Serie A.

Ai ka vlerësuar si më të vështirën argjentinasin e Juventusit, Gonzalo Higuain.
“Jam përballur me skuadrat më të mëdha dhe me sulmuesit më të mirë. Më i forti apo më i vështiri për tu markuar ka qenë Gonzalo Higuain”, ka përfunduar Gjimshiti.
https://www.youtube.com/watch?v=oV2L57jRWW8
Në tetë ndeshje sa i ka zhvilluar deri më tani në Serie A, Gjimshiti ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira.
Nga lojtarët e Beneventos vetëm Marco D’Alesandro dhe Aamato Cicireti kanë pasur nota më të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri