LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia u rrit me rreth 3.6%

Ekonomia u rrit me rreth 3.6%
Business 3D graph with arrow showing profits and gains

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se ekonomia e Kosovës në vitin 2016, sipas parashikimeve të BQK-së, pritet të shënojë rritje prej rreth 3.6 për qind.

“Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.


Sipas BQK-së, vlerësimet e ASK-së sugjerojnë rritje të aktivitetit ekonomik prej 3.6 për qind deri në shtator të vitit 2016, rritje kjo e gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve prej 9.2 për qind si dhe rritja e konsumit prej 4.8 për qind, raporton RTKlive.

“Në këtë periudhë, neto eksportet vlerësohet të jenë karakterizuar me thellim të konsiderueshëm të deficitit prej 13.0 për qind në terma real. Rritja reale e ekonomisë së Kosovës është mbështetur kryesisht nga rritja në aktivitetin e sektorit të tregtisë (4.4 për qind), transportit (4.0 për qind) dhe ndërtimtarisë (1.5 për qind). Ndërsa,rënie reale vlerësohet të jetë shënuar tek afarizmi me pasuri të patundshme (4.0 për qind) administrimi publik (1.4 p për qind) dhe industria përpunuese (1.2 për qind)”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/