LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane rritet me 0.2%

Ekonomia gjermane rritet me 0.2%
Foto: Ilustrim

Rritja e ekonomisë gjermane u ngadalësua më shumë se ç’pritej në tremujorin e tretë të 2016-ës, si pasojë e rënies së eksporteve prej Brexit. Megjithatë ekonomia më e madhe e Europës duket se do të rifuqizohet në tremujorin e fundit. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.2 për qind në tremujorin e tretë, krahasuar me 0.4 për qind në të dytin.

Shifra ishte poshtë parashikimeve të analistëve për 0.3 për qind rritje. Zyra Federale e Statistikave deklaroi se ekonomia gjermane është ngadalësuar prej kërkesës së jashtme. “Impulset pozitive për tremujorin e tretë erdhën nga kërkesa e brendshme.


Ekonomitë familjare dhe shpenzimet shtetërore kanë mbështetur ekonominë”, shkruan Zyra e Statistikave. Konsumi privat ka zëvendësuar tregtinë si element kryesor të rritjes së ekonomisë gjermane, ndërkohë që papunësia në nivel rekord të ulët, pagat më të larta reale dhe normat e ulëta të interesit po shtojnë shpenzimet e konsumatorëve. Qeveria ka shpenzuar më shumë se 20 miliardë euro në strehimin dhe mbështetjen e fluskit të emigrantëve.

Të dhënat fillestare tregojnë se ekonomia është zgjeruar me 1.5 për qind me bazë vjetore për tremujor. Qeveria ka një projeksion në 1.8 për qind për të gjithë 2016-ën, që është norma më e lartë në 5 vite.

Megjithatë, për vitin e ardhshëm pret një rritje me 1.4 për qind. Analistët thonë se rritja e ngadaltë për tremujorin e tretë erdhi prej Brexit dhe paralajmërojnë se do të ketë më shumë pasoja nëse Shtetet e Bashkuara anojnë te proteksionizmi.

Eksportuesit gjermanë po përballen me vështirësi në një mjedis të paqartë të ekonomisë globale, si pasojë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian dhe zgjedhjeve në SHBA, deklaron Ministria e Ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori