LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Olimpik i xhudos nis vitin me Mastersin e Dohas, Majlinda Kelmendi rikthehet në gara pas një viti

Ekipi Olimpik i xhudos nis vitin me Mastersin e Dohas, Majlinda Kelmendi rikthehet në gara pas një viti

Ekipi Olimpik i xhudos do ta nis vitin me Mastersin e Dohas së Katarit, që mbahet prej nesër (11 janar) deri më 13 janar.

Pesë garuesit tanë që ndodhen brenda normës Olimpike Tokyo 2020 , Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) do të synojnë ta nisin 2021-tën me medalje dhe njëkohësisht të shtojnë në ‘kontot’ e tyre pikë të reja Olimpike, të cilat iu ndihmojnë edhe për renditje më të mirë para Olimpiadës së Tokios.

Në Mastersin e Dohas marrin pjesë vetëm garuesit e renditur në top 30-she në kategori, që tregon se shumica e xhudistëve do të jenë pjesëmarrës edhe në LO Tokio 2020.


Kampionia Olimpike, Kelmendi, që rikthehet në gara pas 14 muajsh, garon nesër bashkë me Distrian dhe Noran.

Dy herë kampionia e botës, Kelmendi, në raundin e parë takohet me rumunen, Andrea Chitu, derisa Gjakova e Krasniqi, raundin e parë e kalojnë pa luftë.

Akilin në Tatamin e Dohas do ta shohim të martën, ku përballë do të ketë Somon Makhmadbekov të Taxhikistanit. Loriana lufton të mërkurën ndërsa në raundin e parë takohet me Sarah Myriam Mazouz të Gabonit.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori