Ekipi BIG do të luajë në mungesë të talentit të tyre Krimbo në ndeshjet e tyre të radhës në turneun PinnacleCup CS:GO

HLTV ka konfirmuar se talenti gjerman Karim "Krimbo" Moussa, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme që ekipi BIG do t’i zhvillojë në turneun e CS:GO Pinnacle Cup, i cili po mbahet në qytetin Lund të Suedisë.
Lojtari 19 vjeçar do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij në turneun PinnacleCup për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Krimbo do të zëvendësohet nga ish lojtari i ekipit BIG, Nils "k1to" Gruhne, i cili për momentin është pjesë e ekipit të akademisë së BIG.
Ndeshjen e radhës ekipi BIG do ta zhvillojë sot (e premte), kundër ekipit danez Astralis duke filluar nga ora 20:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë pjesëmarrjen në finale të turneut, ku për vendin e parë do të ndahen si shpërblim 150.000 dollarë. /Telegrafi/








































