Është mësuar lista e plotë e ekipeve pjesëmarrëse në turneun e CS:GO IEM Dallas 2022, i cili do të zhvillohet nga 30 maj deri më 5 Qershor në Dallas të Teksasit.

Entropiq dhe MOUZ tani i bashkohen listës së skuadrave që garojnë në ngjarjen prej 250,000 dollarësh.

Që të dyja ekipet u takuan kundër ekipit BIG në ndeshjet e tyre vendimtare, Entropiq fitoj me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, ndërsa ekipi MOUZ fitoren e pati më të lehtë edhe pse me rezultate të ngushta, arriti që ta përfundoj ndeshjen 2:0 me mapa, dhe të sigurojë vendin për në IEM Dallas 2022.

iemdallasss


Më poshtë e gjeni listën e plotë të ekipeve pjesëmarrëse në IEM DALLAS 2022:

FaZe Natus Vincere Cloud9 ENCE Astralis Vitality Liquid Entropiq Heroic G2 NIP FURIA MOUZ Complexity Imperial Looking For Org


/Telegrafi/

telegrafi sport app