LAJMI I FUNDIT:

Ekipet emergjente në Mitrovicë mobilizohen për parandalimin e zjarreve

Ekipet emergjente në Mitrovicë mobilizohen për parandalimin e zjarreve

Të martën në ambientin e Komunës së Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Nehat Bahtiri, ka mirëpritur në takim përfaqësues të policisë së Kosovës, dhe përfaqësues nga Njësia e zjarrfikësve.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e kapaciteteve për rastet emergjente, ku kohëve të fundit vendet rurale të komunës së Mitrovicës po ballafaqohen me problemin e zjarrvënies së qëllimshme.


Me këtë rast, përfaqësuesit e Policisë, janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë me të gjitha kapacitete që kanë në dispozicion, për të reaguar me kohë kur paraqiten rastet me emergjence siç është problemi i zjarrit.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, tha se stafi komunal është në kontakt me ekipet emergjente dhe janë duke e përcjell situatën në vazhdimësi, prandaj duhet të ndërmarrim edhe hapa më konkret për ta evituar këtë problem.

“Në bazë të informatave dhe inspektimeve të vazhdueshme nga drejtoria jonë, situata nuk është shumë e kënaqshme, sepse numri i zjarreve është shqetësues në gjithë territorin e Kosovës e ditët e fundit edhe në Mitrovicë. Prandaj ne duhet të ndërruarin sa më parë masa për ta ndaluar këtë dukuri”, tha ndër të tjerash drejtori Bahtiri.

Në fund të takimit, të pranishmit u dakorduan që disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të trajnohen nga përfaqësuesit e Zjarrfikësve me një trajnim dy ditor lidhur me planin e veprimit për përdorimin e mjeteve për shuarjen e zjarreve, si dhe apeluan tek të gjithë qytetarët e komunës sonë që ti ruajnë hapësirat tona pyjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori