Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

160:"Rescuers with a dog work on the site of a collapsed building, in the aftermath of the deadly earthquake, in Antakya, Turkey February 18, 2023. REUTERS/Nir Elias 7:"REUTERS
Të paktën 46 mijë persona kanë vdekur në shtetin turk dhe sirian pas tërmeteve më 6 shkurt.
Megjithatë te dyja vendet nuk kanë njoftuar sesa persona ende konsiderohen të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë.
Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga gërmadhat, 13 ditë pas tërmetit, ekipet po pastronin rrënojat në Antakya.
“Askush nuk është gjallë”, tha Mujdat Erdogan, anëtar i AFAD-it, ku kishte fytyrën dhe uniformën e mbuluar me pluhur.
"Unë nuk mendoj se ka më njerëz që mund të shpëtojmë", shtoi ai me lot në sy.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































