Aktorja meksikane, Eiza Gonzalez, duket se është në një lidhje me tenistin e njohur Grigor Dimitrov.

Dyshja janë parë së bashku disa herë ditët e fundit, përfshirë edhe në turneun “Mutua Madrid Open”, ku Eiza u pa duke e mbështetur Grigorin nga tribuna, madje edhe e puthi atë në faqe gjatë ndeshjes.


Sipas E! News, çifti është fotografuar dorë për dore në rrugët e Madridit, ndërsa Dimitrov ndau një fotografi të Eizës në Instagram me një përshkrim flirtues dhe emoji zemrash e zjarri – një konfirmim pothuaj zyrtar i lidhjes së tyre, shkruan DailyMail.

Eiza, e cila më parë ka qenë në një lidhje me Jason Momoa, kishte deklaruar se nuk po kërkonte më dashuri, por duket se e ka gjetur sërish.

Grigori, nga ana tjetër, ka pasur lidhje të mëparshme me Maria Sharapovën dhe Nicole Scherzinger.

Aktualisht, aktorja është e angazhuar me promovimin e filmit të saj të ri “Fountain of Youth”, që do të publikohet në Apple TV+ më 23 maj. /Telegrafi/