Një prej banoreve më të komentuar të Big Brother VIP është padyshim moderatorja, Einxhel Shkira e cila po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Dje (e mërkurë) kur është bërë një vit nga hyrja e saj në spektaklin BB VIP, Einxhel ka vendosur që të iu përgjigjet pyetjeve të fansave të saj në lidhje me rrugëtimin brenda shtëpisë së famshme përmes një ‘live’ në YouTube.
Ajo ka folur pothuajse për të gjithë banorët, duke treguar për disa nga situatat që është përfshirë dhe raportet që ka me disa prej tyre.
Einxhel ndër tjetra ka folur edhe për raportin që ka me ish-banoren tjetër, Beniada Nishanindhe arsyet që dërguan deri në prishjes e shoqërisë që ato të dyja ndërtuan gjatë qëndrimit në ‘reality-show’-n.
Shkira ka thënë se ndër arsyet pse shoqëria me Beniadën nuk ka vazhduar edhe jashtë erdhi fillimisht nga situata e javë të fundit të BB VIP, kur u ndje e zhgënjyer nga modelja dhe qëndrimin e saj mes raportit që Einxhel kishte me Donaldin.
Një tjetër arsye sipas Einxhel ishte edhe kur dolën nga shtëpia dhe pa që nëna e Beniadës kishte folur kundër saj.
“Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka sqaruar Einxhel
Prezantuesja ka shpjeguar se aktualisht nuk mban kontakte me të, por nuk ka përjashtuar mundësi që kjo të ndodhë në një ta ardhme.
“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”, u shpreh Einxhel.
Ndryshe, kujtojmë që Einxhel dhe partneri i saj DJ Dagz me të cilin u njoh dhe krijojë lidhje gjatë Big Brother VIP janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Zemra ime është e lënduar, por jo edhe e thyer", Redoni reagon pas puthjes së Gjestit me Eglin
Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë - flet në detaje për ndjesitë e para
Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë
G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë