Egli Tako ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet e veshur me kostume tradicionale shqiptare të punuara me mjeshtëri të rrallë.

Në postimin e saj të fundit, Egli shfaqet me tri veshje të ndryshme, secila më elegante dhe më simbolike se tjetra, duke i dhënë një frymë moderne trashëgimisë kulturore.


Në njërën prej pamjeve, ajo vishet me një fustan të kuq të zbukuruar me qëndisje floriri dhe dantellë të bardhë, që i jep një pamje të sofistikuar.

Egli Tako/Instagram

Në një tjetër paraqitje, ajo mahnit me një fustan të zi luksoz me detaje të arta, ndërsa mbyll serinë me një veshje të bardhë prej dantelle, të kombinuar me jelek të punuar me dorë.

Komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me qindra komplimente për paraqitjen e saj dhe për mënyrën se si ka përçuar bukurinë e veshjeve tradicionale në një format modern e inspirues.

Kjo paraqitje është një tjetër dëshmi se Egli jo vetëm që është ikonë stili, por edhe një zë i fortë për promovimin e kulturës shqiptare në rrjete sociale. /Telegrafi/

Egli Tako/Instagram

Egli Tako/Instagram