Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka realizuar një fotosesion të ri.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi e kapelë në kokë, bukuroshja e njohur mori gjithë vëmendjen.


“Ngeli pak bakllava nga Bajrami”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë reagimet e ndjekësve, të cilët e komplimentuan në mënyra të ndryshme.

E veç kësaj, ajo këto ditë mori vëmendje të madhe për shkak të një drame me këngëtaren Filloreta Raçi - Fifi.

Projektet e tyre të përbashkëta u fshinë nga YouTube dhe u tha se u ndërpre bashkëpunimi mes tyre.

Pas daljes nga BBVA 4, Tako ishte nën menaxhim nga Fifi, por që tani do të vazhdojë si artiste e vetme. /Telegrafi/