Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim të guximshëm në pamje.

Ajo është shfaqur së fundmi me një stil krejtësisht të ri të flokëve: kaçurrela voluminoze në një nuancë të ndezur portokalli.


Ky transformim i veçantë nuk është i rastësishëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli ka bërë të ditur se look-u i ri vjen si pjesë e përgatitjeve për videoklipin e saj të fundit, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Artistja ka preferuar të sjellë diçka ndryshe këtë herë, duke eksperimentuar jo vetëm me tingullin muzikor, por edhe me paraqitjen vizuale.

Foto: Screenshot/Instagram

Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke komplimentuar ndryshimin dhe duke shprehur padurim për publikimin e këngës së re.

Ky ndryshim duket se është vetëm fillimi i një faze të re për këngëtaren, e cila prej daljes nga Big Brother është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe është më aktive se kurrë në skenën artistike.

Foto: Screenshot/Instagram

E mbetet të shihet nëse edhe vetë projekti muzikor do të jetë po aq i zjarrtë sa stili i ri i Eglit. /Telegrafi/