Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka qenë më pak aktive që pas mbarimit të këtij reality shou.

Ajo nuk është se u angazhua në ndonjë projekt, e po ashtu nuk është parë as nëpër intervista e studio televizive.


Aktorja shqiptare duket se ka vazhduar me projektet në heshtje, pa bërë shumë zhurmë në rrjete sociale.

Screenshot 11 15 Foto: Screenshot/Instagram

E së fundmi, ajo ka publikuar një video nga ambientet e Top Channel, ku shihet në një prej lokaleve të tyre duke pastruar.

“Më në fund fillova punë te Top Channel Albania”, ka shkruar ajo.

Screenshot 12 14 Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë në video, Egla shihet duke ironizuar me fjalët: “Ne të Big 3 nuk punojmë”.

Pritet të shihet se çfarë do të sjellë në vazhdim apo çfarë po përgatit aktorja. /Telegrafi/