LAJMI I FUNDIT:

Eftov: Kush i aktivizoi kriminelët në protesta?

Eftov: Kush i aktivizoi kriminelët në protesta?

Në emisionin e tij “Në qendër” me titull ,, Kush i aktivizoi kriminelët në protesta!“, ai flet për një pjesë të madhe të veprimit të LSDM, të cilët përmes ndërlidhjes me nëntokën kriminale në mënyrë të dhunshme dëshirojnë të vijnë në pushtet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Eftov për shembull klasik të lidhjes midis LSDM dhe nëntokës kriminale e thekson Ivanço Pavlovskin, i cili gjithnjë sipas tij është në radhët e para të betejës së “Revolucionit Laraman“.


Për Pavlovskin, Eftovi thotë:

“Kur do ta lexonit CV-në e burgut apo atë penale të Ivanço Pavlovskit, i vjen sikur të lexoni ndonjë libër me numra telefonik, dhe unë do të përpiqem ti numërojë disa nga dënimet që ai i ka shërbyer: Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj, për vepër penale vrasje; Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 muaj për veprën penale sipas nenit 288 për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në vitin 2007; Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh për vepër penale nga neni 387 në vitin 1998, dhe shumë vepra të tjera të këtij personi i cili gjendet në radhët e para të “Revolucionit Laraman”.

Sipas gazetarit kontrovers Vasko Eftov, Pavlovski nuk është i vetmi njeri me dosje kriminale, dhe i cili është në radhët e para të “Revolucionit Laraman”, por ai thekson se persona të tillë janë angazhuar në numër më të madh nga LSDM./Telegrafi/