LAJMI I FUNDIT:

Efekti Ringelmann: Pse punojmë më pak kur jemi pjesë e një grupi?

Efekti Ringelmann: Pse punojmë më pak kur jemi pjesë e një grupi?

Imagjinoni një situatë ku jeni pjesë e një grupi, ndoshta për të organizuar një festë të madhe ose për të kryer një projekt në punë. Të gjithë janë të emocionuar dhe premtojnë se do të kontribuojnë sa më shumë të jetë e mundur për arritjen e rezultateve. Por, sapo fillon puna, e kuptoni se disa anëtarë të grupit janë më shumë “mbikëqyrës” sesa si kontribuues. Ky është efekti Ringelmann në veprim!

Efekti Ringelmann, i emërtuar sipas studiuesit të psikologjisë, Maximilien Ringelmann, tregon se sa më shumë rritet numri i individëve në një grup, aq më punon pak secili individ.

Një studim i tij i vitit 1913 zbuloi se kur njerëzit bashkoheshin në një grup për të tërhequr një tel, ata përdornin më pak forcë se sa do të bënin nëse do ta bënin këtë detyrë të vetëm. Më shumë njerëz, më pak përpjekje – është një paradoks që shumë prej nesh e përjetojnë shpesh.


Një shembull i këtij efekti

Mendon rreth një grupi studentësh që vendosin të punojnë së bashku për një projekt të rëndësishëm në shkollë. Fillimisht, entuziazmi është i lartë, të gjithë japin ide dhe përfshihen për të bërë punën më të mirë të mundshme. Por, pas disa diskutimeve, situata fillon të ndryshojë. Njëri student vendos të luajë lojëra në telefon, një tjetër fillon të rrijë në Instagram për të parë fotografitë e udhëtimit dhe një tjetër thotë se “ka një ide brilante” që e gjen në Google. Ndërkohë, ata studentë që janë të përqendruar fillojnë të ndihen të irrituar dhe përfundojnë duke i dhënë më shumë rëndësi shpërqendrimeve sesa punës.

Pas disa orësh, rezultati është se, pavarësisht se ishin një grup i madh, nuk arritën të përfundonin projektin, duke lënë pas një punim të pamjaftueshëm dhe pa “frymën e grupit”.

Ky shembull shpjegon më së miri efektin Ringelmann: kur punojmë në grup, ndonjëherë secili prej nesh e ngarkon pjesën e punës te tjetri, duke rezultuar në një performancë më të dobët sesa do të kishim bërë nëse do të punonim individualisht.

Ky fenomen ndodh për shkak të asaj që quhet “social loafing”, një tendencë e natyrshme që shfaqet kur individët ndihen më pak të përgjegjshëm për rezultatet e punës në grup. Kur jeni vetëm, jeni të motivuar të jepni më të mirën tuaj; kur jeni në grup, ndiheni më të qetë sepse besoni se dikush tjetër do të mbulojë mungesat tuaja.

Pra, herën tjetër kur të ndiheni si pjesë e një grupi, mos lejoni që energjia juaj të “shkrihet” si akulli në diell! /Telegrafi/