LAJMI I FUNDIT:

Efektet e pandemisë, shtohet ankthi dhe depresioni tek të rinjtë

Efektet e pandemisë, shtohet ankthi dhe depresioni tek të rinjtë

Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara ndihen në gjendje ankthi ose depresioni këto gjashtë muajt e fundit të pandemisë, ndërkohë që më pak njerëz se më parë thonë se morën ndihmën e nevojshme, sipas një studimi të qeverisë amerikane.

Përqindja e të rriturve nën moshën 30 vjeç me simptoma ankthi ose çrregullimi depresiv u rrit ndjeshëm rreth pesë muaj pasi SHBA vendosën bllokime për coronavirusin.

Është rritur edhe numri i vdekjeve mes tyre si pasojë e përhapjes së shpejtë të virusit. Midis gushtit 2020 dhe shkurtit 2021, ky numër u rrit nga 36.4% në 41.5%.

Në të njëjtën shkallë u shtua edhe numri i njerëzve që thanë se kishin pasur nevojë, por nuk kishin marrë shërbim këshillues për shëndetin mendor.

Nga studimi rezulton se shtimi i simptomave të ankthit ose çrregullimit depresiv të raportuara korrespondon me numrin javor të rasteve me COVID-19.

Gjetjet bazohen në një sondazh të kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Zyra e Regjistrimit të Popullatës, për të vëzhguar ndryshimet në statusin e shëndetit mendor dhe qasjen në kujdesin shëndetësor gjatë pandemisë.

Studimi tregon po ashtu se personat me nivel edukimi më të ulët se shkolla e mesme janë më të rrezikuar, megjithëse nuk jepen arsyet.

Edhe pse numri i vaksinave që kanë marrë certifikimin është shtuar duke filluar nga fundi i vitit 2020, efektet e pandemisë në shëndetin mendor kanë vazhduar edhe këtë vit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori