LAJMI I FUNDIT:

Efektet e coronavirusit, pamje që tregojnë se si janë zbrazur raftet nëpër supermarketet në Kinë

Efektet e coronavirusit, pamje që tregojnë se si janë zbrazur raftet nëpër supermarketet në Kinë

Dyqanet Walmart në Kinë po përpiqen të plotësojnë kërkesën në rritje për ushqime dhe sende thelbësore, pasi blerësit e frikësuar shkojnë për të blerë edhe rezerva, ndërsa coronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë rajonin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një seri postimesh në mediat sociale nga 24 orët e kaluara përshkruajnë rafte të zbrazëta pa prodhime bujqësore, qumësht dhe mish në pikat e Walmart në qytetet Wuhan dhe Zhuhai.


“Gjërat po bëhen dëshpëruese”, ka shkruar përdoruesi i Twitter-it @ChinaMidnight.

Megjithëse disa restorante dhe shitës me pakicë janë mbyllur përkohësisht për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës, Walmart i ka mbajtur të hapura të gjitha dyqanet kineze që nga shpërthimi, ka thënë një zëdhënës i Walmart për Business Insider.

Kompania aktualisht operon në 400 dyqane në Kinë nëpër 170 qytete, si dhe 19 qendra shpërndarjeje.

Zëdhënësi tha që kompania po bashkëpunon me zyrtarë lokalë dhe ekspertë të shëndetësisë për “ndjekjen nga afër” dhe monitorimin e situatës.

“Ne jemi duke forcuar në mënyrë aktive praktikat e mira të higjienës në të gjitha lokacionet tona Walmart dhe Sam’s Club në Kinë dhe jemi duke këshilluar ekipet tona se shëndeti dhe siguria e bashkëpunëtorëve tanë dhe klientëve tanë janë përparësia jonë kryesore”, tha zëdhënësi për Business Insider.

Sidoqoftë, bllokimet e transportit në vend mund të jenë duke parandaluar furnizuesit që të rivendosin shpejt dhe në mënyrë të efektshme produktet, sipas një burimi të afërt me çështjen.

Për më tepër, burimi tha se karantinat po pengojnë punonjësit të vijnë në punë në zona të caktuara, duke kontribuar në zbrazjen e rafteve. /Telegrafi/