Holta Heba
Thonë se një i arsimuar është i edukuar, por sa e vërtetë është kjo?
Edukimi dhe arsimi qëndrojnë pranë, por nuk janë e njëjta gjë. Ato janë dy elemente tepër të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë. Të dyja ndikojnë në formimin dhe të qenit i suksesshëm. Shkollimi është baza e një njeriu të përparuar, ku në të shumtën e rasteve përcakton dhe rolin apo pozicionin e gjithsecilit në jetën profesionale. Edukimi është pikënisja e formimit të individit që në moshë të hershme.
A mund të quhet i edukuar një njeri i arsimuar?
Sigurisht që arsimimi dhe edukimi janë tepër të rëndësishëm në formimin e individit, por ajo që vlen për t’u theksuar është se vërtet qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por asnjëherë nuk mund të përcaktojnë nivelin e “njeriut të edukuar”. Nuk mund të merret i mirëqenë fakti se një njeri është me patjetër i edukuar në rast se është i arsimuar. Është e qartë se shkollimi iu jep mundësi të barabarta njerëzve që ecin në karrierë, por në fakt pak nga ecuria e tyre, pak nga fati dhe pak nga pabarazia, nuk pozicionohen gjithnjë në nivelin e kërkuar.
Vlerat e një njeriu të mirëformuar nuk i tregon vetëm arsimimi. Të gjithë njohim njerëz që kanë një duvak me shkollë dhe jo në pak raste janë të paedukuar. Sikurse njohim dhe shumë të tjerë të cilët nuk kanë patur mundësi të shkollohen pasi jeta i ka përplasur deri diku në situata jetike ku arsimimi mund të quhet luks. Jo në pak raste, mundësitë, shanset dhe pabarazitë nuk iu kanë mundësuar të edukuarve të shkollohen.
Zonja e veshur me luks, me diplomat që i rëndojnë në qafë, shkon te dyqani i veshjeve dhe me sjelljen e saj arrogante kërkon shërbim nga shitësja me arsim të mesëm. Kjo e fundit, tepër e edukuar i përgjigjet brenda një formati të pranueshëm me norma e vlera edukative. Këto norma dhe vlera, vërtet nuk i ka marrë nga arsimimi por nga vatra familjare që s’ka mundur t’i ofrojë arsimim të mëtejshëm dhe si pasojë jo ngjitje në karrierë.
Zotëria i veshur me kostum të shtrenjtë, i diplomuar në universitet të mirënjohur, shkon dhe ulet në lokal. E thërret kamerierin me një arrogancë, thua ky i fundit i ka borxh jetën. Ai zë vend me qëndrimin gati i shtrirë dhe jo i ulur në karrige. I arsimuar vërtet ky zotëria, por kamerierin e thërret: Ej çun! A po vjen apo jo se s’do të pres ty!. Kamerieri, të cilit i ka munguar mundësia për t’u shkolluar edhe më tej, afrohet dhe me shumë edukatë i kërkon ndjesë për vonesën 60-sekondëshe.
Sa mirë kur qëndrojnë bashkë të dyja këto elemente dhe bëhen plotësuese të një formimi ideal!! Megjithatë kurrsesi nuk mund të dalim në përfundime se i arsimuari është gjithnjë i edukuar. Ose më mirë akoma që një individ i edukuar quhet ai i arsimuari. Patjetër që arsimi është mundësia për të qenë i suksesshëm në shoqëri, vetëm se aftësisë për të shkruar, lexuar, llogaritur dhe analizuar i duhet shtuar edhe vlera e të qenit i edukuar. Familja dhe rrethi social ku rritemi dhe edukohemi është pika e parë e takimit me formimin individual, kurse arsimimi është pika e dytë e tij. Edukimi është normë e përgjithshme në të gjitha kulturat ndërkombëtare, kurse arsimimi është kulturalisht specifik. Një student shqiptar ka nevojë për njohuri specifike për Shqipërinë, me qëllim që të ketë sukses brenda saj, kurse italiani ka nevojë për njohuri të shoqërisë italiane. Kur flasim për arsimin, mund të themi me bindje se nuk ekziston asnjë kurrikulum universal. Ndërsa kur flasim për edukimin, është e qartë se ajo i përket edhe të arsimuarit, por edhe të paarsimuarit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri