LAJMI I FUNDIT:

Edukatorja kineze dënohet me tetë muaj burgim, filmohet nga kamerat e sigurisë duke keqtrajtuar fëmijët që nuk donin të flinin (Video, +16)

Edukatorja kineze dënohet me tetë muaj burgim, filmohet nga kamerat e sigurisë duke keqtrajtuar fëmijët që nuk donin të flinin (Video, +16)

Edukatorja e një çerdheje në pjesën qendrore të Kinës është dënuar me tetë muaj heqje lirie, pasi u filmua kohë më parë duke i goditur me kapëse të fletëve fëmijët që nuk donin të flinin.

Kjo grua e identifikuar si Lan, përdorte kapëset e fletëve (mjet i mprehtë i metaltë) për t’i lënduar më shumë se 20 fëmijë të cilët i “shponte” në kraharor, këmbë dhe gjoks në një çerdhe në qytetin kinez Yanta, transmeton Telegrafi.


Lan ka pranuar në sallën e gjyqit se po mundohej t’i frikësonte fëmijët që nuk bindeshin urdhrave të saj, pasi dëshironte që dhunshëm t’i dërgonte në shtrat për të fjetur. Megjithatë ajo ka pranuar se pendohet për këtë veprim.

“Më vjen shumë keq. E kuptoj se jam sjell keq me fëmijët”, ka deklaruar kjo grua në sallën e gjyqit para se t’i kumtohej verdikti.

Sipas komunikatës së lëshuar nga gjykata kineze, gruaja që së fundmi kishte diplomuar në degën edukimit, kishte keqtrajtuar fëmijët dhe kishte keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ajo ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke mbajtur në dorë kapësen e letrave, me të cilën i godiste në pjesë të trupit fëmijët të cilët mundohej t’i dërgonte dhunshëm në shtrat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori