Edona: Nëse nuk e fitoj unë këtë Big Brother, dua të fitojë Lumbardhi

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka shprehur një dëshirë së fundmi.
Në një bisedë në oborr, ajo theksoi se në rast se nuk do e fitojë këtë edicion të këtij formati televiziv, do që ta marrë çmimin Lumbardhi.
“Nëse nuk e fitoj unë, dua ta fitojë Lumbardhi”, u shpreh transgjinorja nga Suhareka.

Finalja e madhe e këtij formati do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).
Kanë ngelur katër finalistë: Edona James, Lumbardh Salihu, Shqipe Hysenaj dhe Blerando.

Çmimi i madh në fillim ka qenë 200 mijë euro, e që është zbritur deri në 140 mijë.
Theksojmë që vitin e kaluar fitues u shpall Arkimed Lushaj - Stresi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































