Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, duket të jetë e bindur se do të shpallet fituese e këtij edicioni.

E këtë bindje të saj, ajo ia ka shprehur gjatë mbrëmjes së sotme edhe çiftit, Adri – Iliriana.


“Keni me më pa prej televizionit duke e marrë çmimin”, u ka thënë transgjinorja.

Screenshot 26 11 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo që nga fillimi ka fituar zemrat e publikut me çiltërsinë dhe sinqeritetin e saj.

E njëjta është bërë shumë shpesh virale në platforma të ndryshme për shkak fjalëve që ka transmetuar.

Screenshot 27 12 Foto: Screenshot/YouTube

Madje, në TikTok ka arritur edhe shifra të larta duke kaluar kështu çdo personazh tjetër.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedh loja e Edonës dhe gara brenda shtëpisë. /Telegrafi/