Hyrja ilegale e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq dhe arrestimi i tij nga Policia e Kosovës, ka bërë bujë mediatike si dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Si rrjedhojë e këtij veprimi, Lista Serbe e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas një konsultimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kanë vendosur që të mos jenë më pjesë e Qeverisë.
Lidhur me këto zhvillime që nga dita e djeshme e që po vazhdojnë edhe sot, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prapa veprimit të djeshëm për arrestimin e Marko Gjuriqit, qëndron një skenar më i madh dhe më i rrezikshëm.
Ajo ka treguar se gjendja e djeshme edhe njëherë tregoi se Serbia praktikisht ka braktisur dialogun e Brukselit tash dy vjet.
“Që nga koha kur ka ndërtuar një mur provokativ në Mitrovicë, pastaj ka qenë treni provokativ i cili nuk arriti të hyjë në Kosovë, dhe tash kjo është përpjekja e tretë e Serbisë që të tregoj se dialogu i Brukselit ka dështuar sepse Serbisë po i pengon që veriu është integruar në sistemin shtetëror të Kosovës pas rezultateve të dialogut”, ka thënë Tahiri.
Ajo ka shtuar se e gjithë kjo ka të bëjë me luftën gjeopolitike ruse e cila po tenton krijimin e ‘Serbisë së Madhe’.
“Prapa kësaj qëndron një skenar më i rrezikshëm dhe më i madh që lidhet me luftën gjeopolitike ruse e cila po përpiqet të krijojë ‘Serbinë e Madhe’ në dëm të shteteve dhe kombeve tjera, dhe për të cilën Kosova e dha përgjigjen e mirë dje të cilën e ka dhënë edhe më herët. Por, ne tani duhet të jemi shumë më strategjik në qasjen tonë që të mos lejojmë që Serbia në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të bëjë destruksione dhe politika agresore”, u shpreh Tahiri.
Derisa sot kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit me presidentin Vuçiq paralajmëroj se më 20 prill do të krijojnë vetë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri duke folur rreth krijimit të këtij Asociacioni, ka shtuar se tani është koha që t’i hapim sytë mirë, të jemi vigjilent, pasi që sipas saj nuk është fjala për çështje të vogla.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ka kompetenca ekzekutive dhe këtë nuk e lejon as marrëveshja e Brukselit e as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse është e qartë që do të jetë një Asociacion sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ky nuk është shqetësimi, shqetësimi është më i madh, deri sa në këtë kohë vendet e Evropës po dëbojnë spiunët rus për mendimin tim dje ishte dëbimi i një spiuni të vogël rus nga Kosova”, ka theksuar Tahiri.
Tahiri ka thënë se Marko Gjuriq nuk është vetëautor, ai është vetëm një zbatues i vendimeve të shefit të tij Aleksandar Vuçiq, i cili sipas Edita Tahirit qartë po kërkon ‘Serbinë e Madhe’ me idetë e këmbimit të territoreve.
“Nga ana tjetër shqiptarët do të mbesin të ndarë ende në 4-5 shtete, dhe ne duhet të jemi të vendosur nëse çështja e kufijve preket duhet të preket për tërë Ballkanin dhe vetëm atëherë shqiptarët mund të pranojnë biseda, ndërsa Kosova nuk mund të pranojë biseda të tilla pasi që ende nuk e ka përfunduar anëtarësimin në OKB dhe rrumbullakimin e sovranitetit shtetëror në planin ndërkombëtar”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë