Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë mbrëmë për mediat serbe se nëse Kosova anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), atëherë do të propozojë që të ndërpritet dialogu që zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Këtij paralajmërimi të Nikoliqit i është përgjigjur ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Ajo ka thënë në një prononcim për Indeksonline se nëse në gjë e tillë do të ndodhte, atëherë do të ndalej edhe rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian.
“Nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për BE. Kjo për Nikoliqin nuk është problem, sepse ai krejt çka sheh është Rusia, sepse ka një shikim të mbrapsht në politikat e jashtme”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, mbase zyrtarët tjerë të Serbisë do të duhej të shihnin me rezerve këto qëndrime të Nikoliqit, shkruan Indeksonline.
“Ata do të duhej t’i shihnin me rezerva, dhe kështu do të qartësojnë se a e dëshirojnë vërtet integrimin evropian, për të cilin një kusht themelor është dialogu i Brukselit për fqinjësi të mirë”, ka përfunduar Tahiri.
Kujtojmë se Nikoliq tha se do të propozojë që të ndalet dialogu nëse Kosova hyn në UNESCO, pasi sipas tij, është e pakuptimë që kjo gjë të ndodh pa u diskutuar fare në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251