LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i tretë i konferencës ‘Diaspora Flet’, sërish në Prishtinë

Edicioni i tretë i konferencës ‘Diaspora Flet’, sërish në Prishtinë

Më 18, 19 dhe 20 maj 2023, organizata joqeveritare GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të  diasporës shqiptare, konferencën “Diaspora Flet” në Prishtinë.

Këtë vit, konferenca është kuruar rreth temës “Si mund të bashkë-krijojmë?” – me synimin për të eksploruar dhe nxitur mënyra të bashkë-krijimit që ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar, kontribuojnë në komunitetet e diasporës dhe bëjnë ndryshime domethënëse në vendet e origjinës.

Në këtë organizim i cili mbahet çdo dy vjet synohet të diskutohet për zhvillimin e vendeve amë, diskutime këto të cilat do të  bëhen nga folësit tanë që njejtë si organizimet e dy edicioneve paraprake tejet të suksesshme të vitit 2018 dhe 2020, do të bashkojnë qindra profesionistë dhe politikë-bërës si gërshetim i diasporës me vendet amë, për të diskutuar, prezentuar dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit për shtetet tona. 


Programi i konferencës përmban:

Panele diskutimi dhe tryeza

Lidhja e bizneseve dhe rrjetëzim

Prezantime dhe fjalime inspiruese

Sesione të dedikuara parlamentare

Të gjitha këto aktivitete do të mbahen brenda 3 ditëve të ndara në 18 sesione.

Konferenca pritet të ketë mbi 400 pjesëmarrës gjatë tre ditëve. Përveç të ftuarve, konferenca do të jetë e hapur për publikun dhe të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht.

Vlen të përmendet se biletat për konferencë janë FALAS por duhet të regjistroheni në linkun e më poshtëm.

REGJISTROHU FALAS

Për më shumë informata na ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: GERMIN
Instagram: germinngo

GERMIN është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, e cila përdor kanale të ndryshme për të lehtësuar lidhjen midis komuniteteve të diasporës dhe vendeve të origjinës. OJQ-ja tash e sa vite është përkushtuar për të krijuar një ekosistem të gjallë dhe të qëndrueshëm të angazhimit të diasporës dhe konferenca ‘Diaspora Flet’ është një ngjarje kryesore që demonstron përkushtimin tonë për arritjen e këtij qëllimi.