LAJMI I FUNDIT:

Edicioni IV i Panairit të Librit që për qëllim primar ka interesin e botuesve dhe promovimin e Ferizajt

Edicioni IV i Panairit të Librit që për qëllim primar ka interesin e botuesve dhe promovimin e Ferizajt

Sot, në Sheshin e qytetit në Ferizaj, u hap Panairi i librit ” Ferizaj 2022″, organizuar nga Klubi letrar “De Rada”. Pjesëmarrësve edhe në këtë edicion u sigurohet hapësira falas, siç ishte qëllimi që në fillim, me ish-kryetarin e Klubit, Gazmend Bytyçi, bashkë me anëtarët e Kryesisë – Zyrafete Shala dhe Arsim Hamiti – duke u siguruar madje akomodimin botuesve jashtë Kosovës.

Në këtë edicion, i katërti me radhë, po marrin pjesë rreth tridhjetë botues dhe librashitës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.


Për t’i bërë homazh poetit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj, mikut të madh të Klubit “De Rada” dhe qytetit të Ferizajt, organizatorët me në krye kryetaren e Klubit Letrar “De Rada”, Zyrafete Shala, kanë shpërblyer tre blerësit e parë të të gjitha shtëpive botuese me nga një vëllim me poezi “Vitet që nuk e sollën pranverën” të Xhevdet Bajrajt, botuar në vitin 2017 nga “De Rada”.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën më 6 gusht. Ju ftojmë të bëheni pjesë e festës më të madhe të librit në Ferizaj.