LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama: Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka po përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike

Edi Rama: Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka po përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet pse nuk reagoi lidhur me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin pas fitores 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndërsa nuk hezitoi të jap një përgjigje.

Në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama është pyetur në lidhje me Xhakën dhe Shaqirin.

Përgjigja e tij ka qenë se nuk dëshiron t’i fryj zjarrit nacionalist dhe se sipas tij lojtarët po përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike.


“Pse të flisja? Nuk jam kryeministri i Zvicrës”, ishte përgjigja fillestare e Ramës.

“Do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm. Më falni për shprehjen. Nuk është e nevojshme. Kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur”.

“Është për të ardhur keq si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë qytetarë të nderuar të denjë të atij shteti që për shkak të kombësisë të tyre të përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike”.

“Sa i takon pjesës së sanksioneve i përkasin politikës së FIFA-s që është tejet strikte. Më duket e tepruar të hyjë në detaje pasi të gjithë kanë të drejtë të manifestojnë sipas dëshirës”, përfundoi kryeministri shqiptar. /OraNews/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Kalo në kategori