Edi Rama uron partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni (Foto)

14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni.
Rama uron të ketë sa më shumë punë dhe bashkëpunim për të mirën e njerëzve, pa dallim të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tē njerëzve pa dallim", shkruan Rama.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku nga partitë shqiptare më shumë komuna do të udhëheq BDI (10), Aleanca për Shqiptarët (3), Besa (1) dhe PDSH (1)./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































