Edi Rama poston një video emocionale të një ish ushtari të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video emocionale, në të cilën ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kjani Guri, nga Kaçaniku, rrëfen për kohën kur iu bashkua luftës dhe tregon mes lotësh përjetimet e momenteve më të rënda.
Rama ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe luftë për mbrojtje.
Postimi i plotë:LIRIA KA EMËR Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike... Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori. #LiriaKaEmer @LiriaKaEmer #LavdiUÇK #RroftëKosova




















































