Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani në një sulm ajror amerikan në Bagdad.

Rama përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se aprovon qëndrimin e Amerikës.


“Si një vend që kemi njohur pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë prej tyre, Shqipëria nuk mund të mos e aprovojë me forcë qëndrimin e presidentit Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur në krah të SHBA-ve dhe shpresojmë se të gjithë do të veprojnë si ne”, shkruan Rama. /Telegrafi/

rama 2

s