LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama: Paga mesatare e mësuesve do shkojë 950 euro

Edi Rama: Paga mesatare e mësuesve do shkojë 950 euro

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Në fjalën e tij, Rama tha se shumë shpejt paga e mësueseve do të shkojë drejt një mesatareje prej 950 euro.


“Shqipëria sot ka një portë të re të të ardhmes së saj në aspektin ekonomik dhe reflektim i këtij fakti janë edhe rritjet domethënëse të pagave të cilat do të vazhdojnë, por në ndërkohë që ne sot jemi në kushtet që mund ta vëmë shumë më tepër se dje, potencialin e vendit tonë në dispozicion të ekonomisë dhe familjeve shqiptare. Përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë përpara të gjithëve ne, nevojën për kapital njerëzor, për njerëz të kualifikuar dhe nevojën për forca pune në të gjitha nivelet. Pagat së shpejti për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton, prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin”, deklaroi ai.

Rama shtoi tutje se “mekanizmin e rritjes çdo 5-vjet për shkak të vjetërsisë në punë, ne duhet ta reformojmë komplet”.

Gjithashtu kryeministri theksoi se përveç pagës uniforme, mësuesit duhet të kenë dhe nivele të ndryshme pagash duke u bazuar tek meritat dhe kontributet e tyre.

“Ne duhet të bëjmë të mundur se përveç pagës uniforme, garancisë bazë për të gjithë të ketë nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh dhe kreditesh”, tha Rama para të pranishmëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori