Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Shqipëri, ku edhe do të perfomrojë për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Me të arritur në Tiranë, 27-vjeçarja dje (e diel) ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.


Përveç kësaj, ajo u takua edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj, para të cilit e dha betimin e shtetësisë.

317432603 688072232688441 4952997680183133083 n Foto: Edi Rama/Facebook

Ndërkohë, sot (e hënë) ylli i muzikës ka nisur ditën me një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edia Rama.

Rama ndau fotografi përkrah Duas, i cili edhe ia dhuroi pasaportën e shtetit shqiptar, teksa edhe një herë konfirmoi performancen e saj në Sheshin "Skënderbej".

“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në postimi. /Telegrafi/