LAJMI I FUNDIT:

Edhe Zaev godet me ngjyrë Parlamentin e Maqedonisë (Video)

Edhe Zaev godet me ngjyrë Parlamentin e Maqedonisë (Video)

Edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka gjuajtur me ngjyrë Parlamentin e Maqedonisë duke thënë se nëse aktivistët dënohen për ngjyrosje të institucioneve atëherë le ta dënojnë edhe atë dhe kryetarët tjerë të partive tjera opozitare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Le ta dënojnë Zoran Zaevin, le ta dënojnë Fiat Canovskin, kryetarët e partive tjera që jemi këtu dhe të gjithë këta, mijëra qytetarë. Nuk mund të na dënojnë të gjithëve, nuk mund të na ndalojnë. Secili hap i ardhshëm është kurajë për qytetarët, që e duan Maqedoninë të kthehet në normalitet. Po hyjmë në fazën finale dhe kthim mbrapa nuk ka. Secili duhet të përgjigjet para drejtësisë në Maqedoni, ligji është i barabartë për të gjithë, dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më shpejtë”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së./Telegrafi/