LAJMI I FUNDIT:

Edhe vajza 2-vjeçare e një përkthyeseje të një kompanie amerikane është shkelur për vdekje, publikohen pamjet e kaosit në aeroportin e Kabulit

Edhe vajza 2-vjeçare e një përkthyeseje të një kompanie amerikane është shkelur për vdekje, publikohen pamjet e kaosit në aeroportin e Kabulit

Të paktën edhe shtatë persona të tjerë kanë gjetur vdekjen në aeroportin e Kabulit nga goditja e turmave, ndërsa mijëra afganë në panik përpiqen të largohen nga vendi, tha të dielën ushtria britanike.

Që nga marrja nën kontroll e talebanëve javën e kaluar, turma të mëdha afganësh janë rreshtuar jashtë aeroportit të Kabulit në temperatura përvëluese për të provuar të sigurojnë një vend në një fluturim evakuimi jashtë vendit.

Edhe pse ushtria britanike konfirmoi shtatë vdekje, dëshmitarët okularë në terren pohojnë se shifra reale është shumë më e lartë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.


Madje, siç bëhet e ditur më tej, një nga të vrarët ishte një foshnjë 2-vjeçare, e cila u shkel për vdekje nga turma e madhe, sipas The New York Times.

Vogëlushja ishte fëmija i një ish-përkthyeseje të një kompanie amerikane që po përpiqej të largohej nga Kabuli së bashku me familjen e saj, raportoi gazeta.

Kur turma “u fry”, përkthyesja dhe familja e saj ranë përtokë. Ajo humbi nga sytë vajzën e saj dhe më vonë zbuloi se ishte shtypur për vdekje.

“Ndjeva terror të pastër”, tha gruaja për The New York Times. “Unë nuk mund ta shpëtoja atë”.

Ndërkohë Stuart Ramsey i Sky News përshkroi skenat kaotike ndërsa ushtarakët tërhoqën njerëzit nga turma dhe mjekët nxituan “nga viktima tjetër në tjetrën, pastaj tjetrën dhe tjetrën”.

Ndërsa Kim Sengupta e Independent raportoi se ishte dëshmitar i disa vdekjeve të shkaktuara nga shtypja e turmës dhe nxehtësia në aeroportin e Kabulit.

Ai tha se numri zyrtar i vdekjeve ishte 12, por shifra e vërtetë ishte pothuajse me siguri shumë më e lartë.

Duke folur për një kanal televiziv shtetëror iranian të shtunën në mbrëmje, zëdhënësi i talebanëve Mohammad Naeem fajësoi Amerikën për vdekjet në aeroport, sipas Associated Press. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Evropa
Kalo në kategori