Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca për media për vazhdimin e afatit për legalizim të armëve.
Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e fazës së dytë të kampanjës për legalizimin e armëve do të zgjasë deri më 17 shtator 2019.
Sipas njoftimit për media, koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, njëherit zëvendësministër i MPB-së, Izmi Zeka tha se qëllimi i këtij vendimi është që bashkërisht të inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që gjenden për pushime në Republikën e Kosovës për të shfrytëzuar mundësinë për legalizimin e armëve.
Zëvendësministri Zeka vuri në dukje se Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve, mirëpo ende mbetet sfidë kontrollimi i tyre. Ai tha se përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta paraqet një kërcënim për qytetarët dhe jetën e tyre.
“Republika e Kosovës është në rrugën e saj drejt procesit të integrimit evropian dhe ne kemi nevojë që bashkërisht të jemi më aktivë në fushën e zvogëlimit të armëve të pa ligjshme në vendin tonë, t’i legalizojmë ato dhe të krijojmë një siguri cilësore për qytetarët tanë”, ka thënë Zeka.
Në njoftim thuhet se u.d. e Përfaqësueses së Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko theksoi se posedimi i armëve të vogla në rajon dhe botë po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë.
“Kosova është vend i sigurt me një shoqëri të sigurt dhe se mund të jetë model dhe pikë referente për të gjithë rajonin”, theksoi Suokko.
Ajo gjithashtu theksoi se fushata për legalizim të armëve mbështetet nga misioni i UNDP-së në Kosovë në partneritet me qeverinë gjermane (Zyrën për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë).
Ndërsa drejtori i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se procesi për legalizimin e armëve ndikon në uljen e vrasjeve që është vepra më e rëndë penale.
Ai theksoi se janë konfiskuar armë, edhe pse ky trend kohëve të fundit ka rënë.
Sipas njoftimit, në kampanjën e parë për legalizimin e armëve ka pasur rreth 1428 kërkesa për legalizim, rreth 682 pëlqime të lëshuara dhe 7 kërkesa për de-aktivizim.
Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1300 armë respektivisht në vitin 2016 ka konfiskuar 1292 armë, në vitin 2017 ka konfiskuar 1211 armë ndërsa në vitin 2018 ka konfiskuar 1473 apo gjithsej 6176 konfiskime dhe legalizime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia