LAJMI I FUNDIT:

Edhe sonte funksionuan llastiqet e “Revolucionit Laraman” (Foto)

Pasi që tërësisht e ngjyrosën rrugën para Kuvendit, protestuesit e “Revolucionit Laraman” e ngjyrosën edhe Kuvendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tetë ditë, edhe aq mbeten deri në datën të cilën ata e kanë vendosur si afat përfundimtar për plotësimin e kërkesave të mbetura.


boja-protest

Në protestën e sotme para Kuvendit, demonstruesit hodhën bojëra përgjatë tërë rrugës dhe në mes e shënuan numrin tetë, si përkujtues për ditët që mbeten deri në afatin e plotësimit të kërkesave të tyre.

Për nesër nga “Protestoj” nuk kanë paralajmëruar protesta por protestuesit thonë se kjo nuk donë të thotë se nuk do të ketë edhe aksione guerile.

Veles 2

Sonte u protestua edhe në Veles, ku protestuan qindra demonstrues, ndërsa protesta përfundoi qetë dhe pa incidente. Ndërsa në protestat në Shtip para protestuesve foli Aleksandar Kiracovski, nënkryetari i LSDM./Telegrafi/

Kiracoski