LAJMI I FUNDIT:

Edhe Samsung me versionin JetBlack të Galaxy S7

Edhe Samsung me versionin JetBlack të Galaxy S7

Me lansimin e telefonave të fundit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, Apple prezentoi edhe një sërë opsionesh të ngjyrave, njëra prej të cilave ishte edhe e zezë me shkëlqim, e cila quhet Jet Black.

Sipas një raporti të ri thuhet se edhe Samsung do të lansojë versionin e zi të shkëlqyeshëm të Galaxy S7.


Samsung tashmë ka prodhuar një version me ngjyrë të zezë mat të Galaxy S7 të cilin e ka quajtur Onyx Black dhe si duket tani do të sjell edhe versionin Jet Black që për dallim nga Onyx, do të ketë shkëlqim.

Kompania poashtu ka lansuar një version me ngjyrë të re kohëve të fundit, të cilin e ka quajtur Coral Blue, model ky që ka marrë famë në Korenë e jugut.

Si duket, Samsung është duke bërë çdo gjë të mundshme për të rritur shitjet e Galaxy S7 pasi anulimit të Note 7.