LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk kanë as edhe një rast me COVID-19, ata pak persona që gjenden në Antarktik thonë se i përmbahen masave të karantinimit

Edhe pse nuk kanë as edhe një rast me COVID-19, ata pak persona që gjenden në Antarktik thonë se i përmbahen masave të karantinimit

Antarktiku prej muajsh është ndarë nga pjesa tjetër e botës, edhe pse nuk ka shënuar as edhe një rast me coronavirus. Atëherë shtrohet pyetja se pse ekipet hulumtuese vazhdojnë të ndjekin masat e karantimit, nëse virusi nuk ekziston në këtë kontinent?

“Kjo edhe është arsyeja pse ndërmarrin masat e karantimit”, ka deklaruar për BBC, Pradip Tomar, mjek në ekipin e hulumtuesve nga baza indiane Barati në Antarktik.


“Ndjehemi sikur jemi të izoluar. Parandalimi është shumë më i mirë sesa shërimi”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.

Po të kishte pasur prezencë të virusit në këtë bazë të ekipit të hulumtuesve, do të ishte katastrofike. Është e pamundur të shkohet dikur tjetër, kushtet mjekësore janë të kufizuara, kurse gjasat që të përhapet tek të tjerët janë shumë të mëdha.

Për këtë arsye në këtë kontinent edhe pse nuk është shënuar as edhe një rast me coronavirus, ekipi prej 23 personave që kanë qenë në mision gjenden në karantinë që nga muaji shkurt.

Çdo kush që shkon në Antarktik obligohet të futet në karantinim 14-ditorë. Në rast se dikush shfaq simptoma të COVID-19 në Antarktidë, duhet menjëherë të futet në izolim si dhe gjithë të tjerët me të cilët ka pasur kontakt.

Në Antarktik gjenden baza kërkimore nga 29 vende të ndryshme të botës, kurse para futjes në karantinë në bazën Barti vazhdimisht janë kryer ekspedita të ndryshme.

Ngritej flamuri shtetëror dhe anëtarët e ekipeve festonin ditët e rëndësishme të shtetit nga vijnë. E kur një bazë kishte nevojë për ndonjë pajisje shtesë, e huazonte nga fqinjët (bazë kërkimore e ndonjë shteti tjetër).

Ky nivel i harmonisë mes popujve nuk ekziston në botën reale”, thotë Dr. Tomas. Megjithatë, thotë se nuk e ka parë askënd nga objektet tjera që nga fillimi i marsit kur aktivitetet e përbashkëta janë pezulluar.

Kur më 15 nëntor të vitit të kaluar Tomar mbërriti në bazën Barati për të mësuar më shumë për efektet psikologjike të ekspeditës polare tek hulumtuesit, bota ka qenë pothuajse e njëjtë si gjithnjë. Tani, ai thotë se ekziston një brengë e vazhdueshme, që kanë të bëjnë me mungesën e të dhënave për coronavirusin – dhe brenga e vazhdueshme për familjarët e tyre që janë nëpër shtëpi.

Tomar thotë se për pandeminë globale ka dëgjuar vetëm nga bisedat me familjarët, por se si duket distanca fizike sociale dhe masat tjera ai vetëm mund t’i imagjinoj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori