LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse i ka 90 miliardë dollarë pasuri, Bill Gates pret në radhë për të paguar hamburgerin dhe patatet e skuqura – i kushtuan afro 8 dollarë (Foto)

Edhe pse i ka 90 miliardë dollarë pasuri, Bill Gates pret në radhë për të paguar hamburgerin dhe patatet e skuqura – i kushtuan afro 8 dollarë (Foto)

Themeluesi i kompanisë “Microsoft” dhe njëherit filantropi që “peshon” rreth 90 miliardë dollarë amerikan Bill Gates, gjatë javës së kaluar është fotografuar duke pritur në radhë për një hambruger pranë një lokali në Seattle.

Ish-punonjësi i Microsoft, Mike Galos ka publikuar fotografinë e Gatesit i veshur me një bluzë dhe pantallona të thjeshta derisa po priste në radhë për të marrë porosinë e ushqimit, që sipas vlerësimeve të ekspertëve ka mundur t’i kushtoj rreth 7, 60 dollarë, transmeton Telegrafi.


“Kur keni pasur në vlerë prej 90 miliardë dollarë, dhe udhëhiqni organizatën më të madhe bamirëse në histori të njerëzimit dhe prisni në radhë për një hamburger, patate të skuqura dhe Coca Cola, sikur të gjithë të tjerët. Kështu sillen pasanikët e vërtetë”, ka shkruar Galos përbri fotografisë.

Që nga publikimi i fotografisë e deri më tani ka mbledhur 17 mijë reagime, shumica prej tyre pozitive, kurse mbi 14 mijë herë është shpërndarë. Ndër tjera Galos ka thënë se Gates është shumë modest edhe përkundër faktit që ka pasur shumë të madhe.

“Billit nuk i pëlqen vëmendja, por është shumë i shoqërueshëm dhe i mjafton fakti që e gjithë bota e njeh”, ka shtuar Galos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori