Balde Diao do ta kompletonte kalimin nga Monaco te Inter, por Antonio Candreva ka refuzuar të kalojë në anën tjetër. 

Mediat italiane e bën te ditur lajmin dhe negociatat mes Nerazzurrëve dhe klubit nga Ligue 1, po mësohet se Candreva është ai që e ka prishur planin.


Sipas Corriere dello Sport, anësori 31-vjeçar nuk është i gatshëm të bashkohet me klubin francez.

GettyImages 987846996 Keita Balde me Senegalin /Getty Images)

Por e përditshmja italiane shkruan se negociatat mes klubeve kanë vazhduar, ku Balde ka ende gjasa të vijë në Itali.

Inter thuhet se ofron ndërmjet 5 dhe 6 milionë euro për ta marrë në huazim senegalezin, për të paguar në fund edhe 20 milionë euro.

23-vjeçari i janë ofruar pagë në vlerë 3 milionë euro në sezon.

GettyImages 826730348 Balde Diao Keita sa ishte te SS Lazio/Getty Images)

Ai ka qenë pjesë e Lazios më parë, ndërsa vetëm pas një viti mund të kthehet në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app