Nicole Scherzinger ka vendosur të ribashkohet me grupin e vajzave, me të cilin arriti famë botërore.

Bëhet e ditur se grupi "Pussycat Dolls" ka vendosur të dalë sërish bashkë në skenë pas afro dhjetë vitesh që nga ndarja e tyre.


nicole

Grupi amerikan rezultoi mjaft i suksesshëm me këngët e tyre, mirëpo pas një pauze, në vitin 2009 vajzat vendosën të ndaheshin dhe të ndjekin projektet e tyre.

Padyshim se më e suksesshmja rezultoi Nicole, të cilën natyrisht se fansat e grupit duan ta shohin duke performuar sërish me anëtaret tjera.

Burimet e The Sun kanë thënë se vajzat janë në bisedime qe një kohë për t'u ribashkuar dhe tashmë kanë gjetur kohë për të punuar bashkë.

carmit

Ato mendojnë se tash është koha e duhur për t'i lënë anash mosmarrëveshjet dhe dallimet dhe të rishijojnë suksesin e këngëve të tyre.

"Krahas këngëve të vjetra, ato shpreson që të sjellin material të ri muzikor për fansat e tyre", kanë thënë burimet e tabloidit britanik.

Në të kaluarën, Carmit Bachar e ka fajësuar pikërisht Scherzingerin për prishjen e grupit duke thënë se ajo bënte presion te anëtaret tjera duke e konsideruar veten si ylli kryesor. /Telegrafi/

pussycat