LAJMI I FUNDIT:

Konvertimi i targave ilegale serbe në RKS, MPB bën thirrje për pesë ditët e mbetura

Konvertimi i targave ilegale serbe në RKS, MPB bën thirrje për pesë ditët e mbetura
Foto: Ilustrim

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë kohë për konvertimin e targave, nga ato ilegale në RKS, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur një fushatë të komunikimit elektronik (sms) me qytetarët e komunitetit serbë të Kosovës lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

Këtë e bën të ditur për Telegrafin nga zyra për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku sipas tyre në kuadër të fushatës informuese do të ndahen edhe fletushka.


“Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës informuese mbi procesin e regjistrimit të mjeteve motorike me tabela legale RKS dhe largimit të tabelave ilegale, sot ka nisur fushatën e komunikimit elektronik, duke i’u nisur secilit abonent nga një SMS dhe ka vazhduar me shpërndarjen e fletushkave. Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit ne kemi ofruar edhe numrin telefonik pa pagesë 0800 GO-RKS (0800 46 757)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas tyre, deri më sot nga targat ilegale në ato RKS janë konvertuar 18 vetura.

“Gjersa fushata për informim po vazhdon, ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 18 sosh. Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi  7 automjete, nga Regjioni 04  – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2  automjete. Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit mbeten prioritete tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet”.

Ndërkaq, një qytetar në adresë të Telegrafit ka treguar se ka pranuar një sms nga MPB-ja.

“Regjistrojeni veturën tuaj në RKS, me privilegje procedurale dhe financiare. Regjistrimin mund ta bëni kudo qoftë nga vendbanimi juaj”, shkruhet në sms, dërguar nga MPB-ja.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti në një prononcim për media pasi mori pjesë të martën në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë, konfirmoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori