Edhe objektet spitalore në Maqedoni, do të respektojnë masat për kursim të energjisë elektrike
Edhe spitalet dhe klinikat e vendit po e përjetojnë dimrin më të vështirë që na pret, me faturat astronomike të energjisë elektrike dhe buxhetet pothuajse të njëjta nga vitet e kaluara.
Rreth 240 mijë euro ose 15,5 milionë denarë është fatura e fundit për rrymë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup, për dallim nga çmimi para rritjes kur paguanin rreth 10 milionë denarë.
Ata presin të marrin fonde shtesë, por nuk e dinë nëse do të mjaftojnë për të mbuluar të gjitha shpenzimet dhe për të funksionuar normalisht.
“Jemi në negociata të vazhdueshme me Fondin Shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë për të marrë para shtesë për të paguar këto fatura që rriten me shpejtësi në mënyrë që të funksionojmë normalisht dhe pa pushime për pacientët”, thotë Dr. Hristijan Kostov, drejtor në spitalin 8 shtatori.
Ndërkohë që presin informacione se sa para shtesë do të marrin nga Qeveria, spitali tashmë ka masa për kursimin e energjisë elektrike për të ulur faturat në dimër.
Nuk do të ketë pirje kafeje dhe ngrohje shtesë me radiatorë dhe elementë të tjerë ngrohës.
“Në spital nuk ka tabela ndriçimi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për reklama apo tabela të tjera, tashmë janë urdhëruar të fiken të gjitha pajisjet shtesë të ngrohjes, dhe klimatizimi, pasi një pjesë e spitalit është me kondicioner, të njejtët do të vendosen në 20 gradë, disa gradë më pak se më parë dhe presim që të ketë ulje të konsumit”, thotë dr. Kostov.
Objektet e tjera spitalore po planifikojnë masa të ngjashme për të kursyer energjinë elektrike.
Dhe në klinikën e fëmijëve tashmë e kanë 30 përqind më të lartë faturën e energjisë elektrike pas rritjes së çmimit dhe për këtë arsye do të ketë edhe ndalim të përdorimit të kompjuterëve në shërbim, përveçse kur është e nevojshme, nuk do të ketë ngrohje shtesë apo ndriçim të jashtëm.
Masat e detyrueshme për kursimin e energjisë elektrike që tashmë janë në fuqi nuk vlejnë për spitalet, por kanë rekomandime për uljen e konsumit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'