LAJMI I FUNDIT:

Edhe një brend ndërkombëtar në Kosovë në sferën e ushqimit

Edhe një brend ndërkombëtar në Kosovë në sferën e ushqimit

Dita-ditës Kosova po pasurohet me brende prestigjioze të cilat po zgjërohen dhe po ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre për konsumtorët e vendit tonë. Por brendi që po hapet sot është shumë më i veçantë se të tjerët.

Fjala është për SushiCo, rrjet i restauranteve që kombinon kuzhinën kineze, japoneze, dhe tajlandeze. Me 50 pika në rajon, SushiCo është një nga vendet më të kërkuara dhe më të pëlqyera, dhe si i tillë i ka munguar Prishtinës.

Me gamë të madhe ushqimesh që ofron, SushiCo si vet fjala tregon, njihet në botë për sushi – këto copëza mrekullie që të shkrijnë në gojë.

Me prezantim special të pjatave, trajtim superior të klientëve, dhe llojshmëri zgjedhjesh, SushiCo Kosova është vendi të cilin domosdoshmërisht duhet ta provoni. Do të na falenderoni më vonë!

SushiCo Kosova zyrtarisht hapë dyert për klientët sot, më 4 mars. Me lokacion mu në zemër të qytetit, përballë Duplex Club, ky vend do t’ua marrë shumē shpejtë zemrat të gjithëve. Kështuqë, mos u vononi e rezervoni në 049 725 725 dhe përjetoni një shujtë krejt ndryshe.

Shtoni shije jetës tuaj. Shkoni në SushiCo Kosova!