LAJMI I FUNDIT:

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

I pyetur për mundësinë e një pauze katër-javore të tarifave për mallrat kanadeze, kryeministri Justin Trudeau tha se të gjitha masat hakmarrëse të vendit të tij do të mbeten në fuqi nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin plotësisht tarifat e tyre.

Lajmi për një pauzë “përputhet me disa nga bisedat që kemi pasur me zyrtarët e administratës”, u tha Trudeau gazetarëve të enjten, përcjell Telegrafi.

“Por unë do të pres një marrëveshje zyrtare për të folur për (një) përgjigjen kanadeze”.


“Është premtuese, por unë do të theksoja se do të thotë se tarifat janë ende në fuqi”, vazhdoi Trudeau. “Dhe prandaj, përgjigja jonë do të mbetet në fuqi”.

Kanadaja zbatoi një tarifë 25% për mbi 1,200 mallra amerikane këtë javë dhe ka kërcënuar të vendosë tarifa për mbi 4,000 të tjera deri më 25 mars, nëse SHBA nuk heq taksat e saj për mallrat kanadeze.

Ndryshe, sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick i tha CNBC të enjten në mëngjes se tarifat për produktet kanadeze në përputhje me traktatin me siguri do të ndërpriten.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një pauzë për produktet meksikane më vonë në mëngjes (sipas kohës lokale). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori