LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Çair nuk janë dhënë rroga për mësimdhënës?

Edhe në Çair nuk janë dhënë rroga për mësimdhënës?

Dy objektet e çerdheve “Borbardha” në Çair, dje ishin pa fëmijë.

Në dyert e çerdheve ishin vendosur njoftimet për “GREVË”.

Nga çerdhja njoftuan se janë në Grevë për shkak se ende nuk i kanë marrë rrogat e nëntorit.


Radmilla Popova e cila kishte sjellë fëmijën në çerdhe, është detyruar të kthehet prapa, por ajo përkrah grevën e punëtorëve.

“Të punësuarit janë në punë, ato pranojnë fëmijë por ne si prindër solidarizohemi me punëtorët dhe nuk i lejmë fëmijët të rijnë në çerdhe, deri sa nuk marrin rogë. Ato thonë se komuna nuk ju ka lëshuar rrogat dhe mendojmë që në këtë kohë pa rrogë asnjë nuk mund të jetojë. Dhe mendojë që janë në të drejtë që po bëjnë grevë punëtorët”, u shpreh Radmilla Popova.

TV21 kontaktoi edhe me drejtoren e kësaj çerdhe Natasha Angellova, por ajo nuk deshi të jep përgjigje.

“Drejtoresha e çerdhes Borëbardha nuk deshi të flas para kamerës së TV21 duke theksuar se nuk ka se çfarë të deklarojë.”

Nga komuna e Çairit njoftojnë se rrogat nuk janë lëshuar as në çerdhen Fidani, ndërsa kjo ndodh për shkak moszgjedhjes së kryetarit të këshillit.

“Komuna e Çairit njofton se arsye për vonesën e pagave të edukatoreve të kopshteve për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha” është stagnimi në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Këshillit Komunal. Vendimet e miratuara nga ana e Këshillit të Komunës kanë plotfuqishmëri juridike vetëm pas nënshkrimit të Kryetarit të Këshillit bazuar në nenin 48 paragrafi 3 për obligimet e Kryetarit të Këshillit nga Ligji për vetëqeverisje lokale”, nga Komuna e Çairit.

Edukatoret thonë se do të vazhdojë greva edhe ditëve tjera deri sa të zgjidhet problemi me rrogat e tyre. Nga dita e nesërme grevë ka paralajmëruar edhe çerdhja tjetër e kësaj komune Fidani./TV21/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori