LAJMI I FUNDIT:

Edhe motra e Kim Jong Un është “e shqetësuar” nga dërgimi i tankeve nga Perëndimi në Ukrainë

Edhe motra e Kim Jong Un është “e shqetësuar” nga dërgimi i tankeve nga Perëndimi në Ukrainë

Pas lajmit se disa vende – përfshirë SHBA-në – do të dërgojnë tanke për Ukrainën, radha i ka ardhur edhe Koresë së Veriut për të reaguar, duke thënë se Perëndimi ‘kapërceu kufirin’ me një vendim të tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi ka ardhur nga motra me ndikim e Kim Jong Un – Kim Yo Jung – e cila thotë se Uashingtoni po përshkallëzon një “luftë” që synon të shkatërrojë Moskën.


Komentet e saj vijnë pasi SHBA njoftoi planet për të furnizuar Ukrainën me tanke të avancuara beteje për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Koreja e Veriut ka shfaqur një “mbështetje të thelluar” me Rusinë gjatë gjithë luftës në Ukrainë.

Zonja Kim tani ka pohuar se administrata e Joe Biden ka ‘tejkaluar më tej vijën e kuqe’ duke dërguar mbështetje në Ukrainë.

Tanku rus bie në një minë ukrainase – pamjet tregojnë momentin kur bëhet ‘zjarr e pluhur’ dhe reagimin e ushtarëve që ishin brenda
Lexo po ashtu Tanku rus bie në një minë ukrainase – pamjet tregojnë momentin kur bëhet ‘zjarr e pluhur’ dhe reagimin e ushtarëve që ishin brenda

Vendimi pasqyron një “qëllim të keq për të realizuar qëllimin e tij hegjemonist duke zgjeruar më tej luftën për shkatërrimin e Rusisë”, citohet të ketë thënë ajo në komentet e bëra nga media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ajo ka shtuar se Koreja e Veriut do të “qëndrojë gjithmonë në të njëjtën llogore” me Rusinë.

Koreja e Veriut është i vetmi komb, përveç Rusisë dhe Sirisë, që njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar më parë Phenianin për furnizimin me armë të Grupit Wagner, ushtrisë mercenare të Rusisë.

Nga ana tjetër, Koreja e Veriut ka fajësuar vazhdimisht Uashingtonin për krizën në Ukrainë, duke këmbëngulur se ‘politika hegjemoniste’ e Perëndimit e detyroi Moskën të ndërmerrte veprime ushtarake për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë.

Vendimi i SHBA për të dërguar tanke në Ukrainë pasoi marrëveshjen e Gjermanisë për të dërguar 14 tanke Leopard 2 A6 nga rezervat e veta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori