LAJMI I FUNDIT:

Edhe Motorola me fablet, modelin Xplay

Edhe Motorola me fablet, modelin Xplay

Para pak kohësh, kompania e blerë nga Google, Motorola Mobility kishte debutuar me telefonin e shumë përfolur, Moto X, ndërsa tani thuhet se kompania amerikane është duke u bërë gati të lëshojë edhe modelin tjetër, Motorola DVX, si dhe modelin e ri të fabletit, Motorola Phablet, i cili thuhet se është në përgatitje për prodhim.

Sipas një raporti të fundit medial thuhet se Motorola është duke punuar në modelin e ri të fabletit i cili do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 6.3 inç, i cili do të quhet Motorola Xplay.

Motorola Xplay thuhet se do të debutojë në treg gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa besohet se është duke punuar edhe në modelin tjetër të linjës Droid, përkatësisht modelin Motorola Droid Ultra.

Zëvendësimi i modelit Motorola Droid Ultra besohet se do të jetë Motorola Droid Quantum, i cili gjithashtu besohet se do të paraqitet në treg gjatë vitit të ardhshëm. / Telegrafi /